Connect with us

Kosovë

“Trimat” e Banjskës ikën në vrimë teli (VIDEO)

Publikuar

Prerja e gardhit, ishte gjëja e parë që mund ta kenë bërë, për t’i hapur rrugë vetes.

E ikja e tyre u pa tek bëhej rrufeshëm kah mali për t`iu shmangur pamjes së drejtpërdrejt e për t`u ikur rrebeshit të plumbave që po u shkrepej nga Policia e Kosovës, nga të tri anët.

Nën panik drejtohen në veri-perëndim, atje ku është pika kufitare e Izvorit, prej ku besohet se u larguan drejt shtetit serb.

Të gjendur para situatës jetë a vdekje, ata lanë pas vete gjithçka patën, përfshirë edhe gropat që po i bënin.

Pjesa kah depërtuan tutje, nuk qe e mundur të xhirohet të enjten nga Klani për shkaqe siç u tha sigurie nga policia, pavarësisht se terreni u kontrollua disa herë./klankosova/

NA NDIQ NË FACEBOOK