Connect with us

Ndryshe

Stuhia e fuqishme solli renë e çuditshme mbi Oklahoma, dukej sikur në shtetin amerikan kishte “shpërthyer bomba bërthamore”

Publikuar

Qielli mbi qytetin Norman në shtetin amerikan Oklahoma të dielën dukej pak më ndryshe, për shkak të një reje që e solli stuhia e fuqishme.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet ku në qiell duket sikur ka shpërthyer një bombë bërthamore, transmeton Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, e njëjta pamje ka mundur të shihet edhe në Seminol në pjesën qendrore të Oklahomas, pasi që erërat e forta krijuan një re të ngjashme.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe brenda pak orëve është bërë virale. /Telegrafi/

 

The post Stuhia e fuqishme solli renë e çuditshme mbi Oklahoma, dukej sikur në shtetin amerikan kishte “shpërthyer bomba bërthamore” appeared first on Telegrafi.

NA NDIQ NË FACEBOOK