Connect with us

Maqedoni

Skandali në Onkologji, protestat vazhdojnë javën tjetër (Video)

Publikuar

Protesta qe filloi para Qeverisë në Shkup përfundoi para objektit të Prokurorisë Themelore Publike, ndërsa është paralajmëruar protestë tjetër për javën e ardhshme.

Protestuesve iu drjejtuan disa persona që kanë humbur familjarët nga kanceri.

Ndonëse në njoftimin e organizatorëve thuhej se protestuesit do të protestojnë para Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, tubimi nga godina e qeverisë ka përfunduar para Prokurorisë.

Qytetarët dolën në rrugë pas zbulimit të skandalit në Klinikën e Onkologjisë, ku sipas raportimeve, pacientëve të sëmurë me kancer iu është dhënë solucion fiziologjik apo terapi gjysmake. Ilaçet e shtrenjta nga ana tjetër janë shitur në treg të zi.

NA NDIQ NË FACEBOOK