Connect with us

Lajme

Shpërthen zjarri te varrezat ortodokse serbe në Ferizaj

Publikuar

Në varrezat ortodokse serbe në Ferizaj ka shpërthyer zjarri.

Siç njofton Policia e Kosovës përmes një komunikate, incidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi një qytetar ndezi qirinj te varrezat.

“Sot, rreth orës 11:30 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion për një incident zjarri në rrugën ‘’Sali Çeku’, përkatësisht në varrezat ortodokse serbe në Ferizaj. Është njoftuar Brigada e Zjarrëfikësve në Ferizaj, të cilët kanë dalë në vendin e incidentit dhe e kanë shuar zjarrin nga disa barishte. Më herët patrulla policore kishte vërejtur një person, i cili kishte ndezur qirinjë në tokë dhe nga aty zjarri ishte zgjeruar”, njofton Policia

Hetuesia ka identifikuar të dyshuarin, shtetas i Serbisë, i cili ka deklaruar se zjarri është shkaktuar aksidentalisht gjatë ritualit te varrezat.

I njëjti është liruar me procedurë të rregullt.

“Hetuesit policor të stacionit në Ferizaj i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin B.G, mashkull, shtetas i Serbisë, i moshës 78 vjeçare, i cili siç ka deklaruar, aksidentalisht gjatë ritualit në varrezat ortodokse serbe ka ndezur qirinjë dhe për pasojë është shkaktuar zjarri, ndërsa nuk janë shkaktuar dëme tjera materiale”.

NA NDIQ NË FACEBOOK