Connect with us

SKENA

Shpërndau historinë e modeles që humbi të dyja këmbët, Diola Dosti: Mjekë e farmacistë më sulmuan (FOTOT)

Publikuar

Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” nutricionistja e njohur, Diola Dosti. Kjo e fundit ka sjellë në vëmendje rastin kur publikoi në rrjetet sociale historinë e një modeleje, e cila humbi këmbët e saj për shkak të përdorimit të një tamponi gjatë ciklit menstrual.

Dosti u shpreh se ajo çfarë i ka bërë më shumë habi ka qenë reagimi që kanë pasur disa mjekë dhe farmacistë, pas shpërndarjes së këtij lajmi. Sipas nutricionistes, ata i kanë bërë komente aspak të hijshme.

“Problemi është se në shoqërinë tonë konsiderohet ende si tabu dhe më shumë sesa komentet se çfarë është ky bakter, ose çfarë e shkaktoi, ishte se ‘kush je ti që e shpërndan”, tha ish-banorja e “Big Brother VIP 2”.

E pyetur në këto komente janë nga njerëz rastësorë apo nga përfaqësues të mjekësisë, Dosti u përgjigj:

“Fatkeqësisht kam parë mjekë dhe farmacistë të cilët bënin komente të tilla që për hir të së vërtetës ishin aq të shëmtuara sa isha e detyruar t’i bllokoj. Më vjen shumë keq kur shoh disa nga mjekët sepse shumica bëjnë një punë të mrekullueshme, disa nga mjekët që mbase mund ta shohin si tabu ose për shkak të dëlirit të madhështisë vendosin dhe thonë ‘kush je ti që e shpërndan, ndërkohë që të merren thjesht me problemin real”.

Ndërkohë kujtojmë se modelja 29-vjeçare, Lauren Wasser, e cila u prek nga sindroma e shokut toksik (TSS), humbi këmbën e majtë në vitin 2012 pasi kishte përdorur tampon gjatë ciklit.

Por pas dhimbjeve të shumta që kishte pësuar, modelja vendosi që të hiqte edhe këmbën tjetër.

“Kam dhimbje të tmerrshme”, është shprehur ajo në atë kohë.

Që prej operacionit të parë ajo nisi një fushatë sensibilizuese në rrjetet sociale me qëllim parandalimin e prekjes nga TSS, përfshirë rrezikun potencial nga përdorimi i tamponëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK