Connect with us

Lajme

Serbia vazhdon të bashkëpunojë me Rusinë, Daçiq në takim me Lavrovin

Publikuar

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është takuar me homologun rus, Sergey Lavrov në New York.

Kështu ka bërë të ditur ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë në platformën X, por nuk ka dhënë detaje shtesë rreth takimit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov zhvilloi bisedime me Zëvendëskryeministrin e Parë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në margjinat e Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se, Serbia është i vetmi vend nga Ballkani që nuk i ka vendos sanksione shtetit rus për pushtimin e Ukrainës, të cilën gjë ia kanë kërkuar bashkësia ndërkombëtare.

NA NDIQ NË FACEBOOK