Connect with us

Lajme

Rrëzohet avioni ushtarak në Itali/ Humb jetën një 5-vjeçare, po shihte fluturimin

Publikuar

Një avion ushtarak është rrëzuar pasditen e kësaj të shtune brenda territorit të aeroportit Caselle, në zonën e Torinos.

Piloti, i cili po stërvitej, ka humbur lartësinë teksa fluturonte dhe avioni është përplasur duke rënë mbi pistë.

Pamjet e publikuara nga mediat italiane tregojnë shpërthimin e avionit pasi rrëzohet ndërsa mësohet se një vajzë 5-vjeçare e cila po shihte fluturimin në zonën aty pranë së bashku me prindërit e saj ka humbur jetën.

Prinderit e vajzës dhe vëllai i saj 9-vjeçar janë dërguar në spital pasi kanë pësuar djegie të shkallëve të ndryshme nga rrëzimi i aeroplanit.

Piloti i avionit ka arritur të shpëtojë pasi ka tërhequr parashutën dhe ka arritur të dale nga kabina përpara se te ndodhte përplasja.