Connect with us

Lajme

Rrahje dy basketbollistë në Gjakovë, njëri bie në pranga

Publikuar

Një basketbollist është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar bashkëlojtarin e tij dje në stërvitje dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Dje në rrugën “Tirana” është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, mbi dyshimin se rreth orës 17:30 ka sulmuar fizikisht viktimën, po ashtu mashkull kosovar derisa kishin qenë duke u stërvitur, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, tha Elezaj.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

NA NDIQ NË FACEBOOK