Connect with us

Shëndetësi

Rënia e flokëve dhe kapakët e syve të “yndyrtë” janë shenja të problemeve me zemrën

Published

on

Rënia e flokëve te meshkujt në majë të kokës, linja e ngritur e flokëve mbi ballë, linjat e pjerrëta në laprën e veshit, si dhe jastëkët e yndyrtë në kapakë të syve mund të lidhen me rrezikun e madh nga sëmundjet e zemrës.

Hulumtimi i bërë nga shkencëtarët danezë të Spitalit Universitar në Kopenhagë, ka treguar që te personat, të cilët i kanë tri nga katër shenja të përmendura ekziston 39 për qind e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe 57 për qind e probabilitetit që të pësojnë sulm në zemër, transmeton Telegrafi.

Është i nevojshëm kontrolli

Këto shenja për mjekësinë janë të njohura qëmoti dhe merren parasysh me rastin e vlerësimit të rrezikut për pacientë.

Rrallëherë një simptomë apo shenjë tregon në një sëmundje të caktuar. Zakonisht ndodh që simptomat dhe shenjat të shfaqen te shumë sëmundje, prandaj na është e nevojshme diagnoza precize laboratorike dhe instrumentale, në mënyrë që të identifikojmë shkaktarin e saktë të simptomave dhe shenjave.

Shkaktare janë yndyrat

Shtimi i nivelit të yndyrës në gjak paraqet rrezik për sistemin e zemrës dhe të venave, njësoj sikur uji i pasur me kalcium paraqet rrezik për gypat në të cilët rrjedh dhe krijon shtresa të kalcifikuara. Njësoj është dhe me venat (arteriet) në të cilat grumbullohen yndyrat, krijojnë ngushtime dhe pengojnë qarkullimin e gjakut.

Shenjat e jashtme në trup në formë të grumbullimit të yndyrave në kapakë të syve, të cilat i quajmë ksantelazme, si dhe nëpër trup, të cilat i quajmë ksantomine, paralajmërojnë ekzistimin e yndyrës në gjak, rrezik të posaçëm të krijimit të grumbullimit të yndyrave arteroskleroze dhe rrezik nga sulmi në zemër dhe në tru.

Ekzistimi i shenjave të tilla në trup, kërkon edhe konfirmim laboratorik me përcaktimin e yndyrave në gjak për shërim të përshtatshëm.

Edhe vëllimi i belit është shenjë

Edhe vëllimi i belit është shenjë dhe llogaritet në shenja të rrezikut të shtuar për shfaqje të sëmundjeve të zemrës dhe të venave, në rend të parë sulmit në zemër dhe sulmit në tru, me ç’rast ekziston dyshimi se a ndikon edhe mbipesha njësoj apo nëpërmjet mekanizmave jo të barabartë: rezistenca e insulinës, shtimit i yndyrës në gjak dhe shtypja e lartë të gjakut, me të cilat shpesh ballafaqohemi.

Mirëpo, ndër ato shenja janë edhe dhembja e kokës, posaçërisht dhembja e qafës, madje në orët e mëngjesit, të cilat mund të tregojnë shtypjen e lartë të gjakut.

Nëse këto simptoma shfaqen bashkë, shtohet edhe rreziku i shfaqjes së sulmit në zemër dhe sulmit në tru.

Te meshkujt e moshës së re

Hulumtimet tregojnë që rënia e flokëve në moshë të re te meshkujt është e lidhur me shfaqjen e shtuar të sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut, ashtu siç i shkaktojnë yndyrat, ngritja e lartë e gjakut dhe pirja e duhanit.

Katër shenja të problemeve të mundshme me zemrën:

Te ata të cilët kanë tri nga katër shenjat e përmendura ekziston 39 për qind rrezik më i madh për sëmundje të zemrës, tregon studimi danez.

Rënia e flokëve në majë të kokës te meshkujt – është një ndër shenjat e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe sulmit në zemër.

Tërheqja e flokëve në drejtim të majës së kokës – Tërheqja e flokëve në drejtim të majës së kokës gjithashtu është një ndër shenjat e rrezikut për sëmundje të zemrës.

Vija diagonale në laprën e veshit – Tregues i plakjes së shpejt dhe rrezikut të shtuar për sulm në zemër dhe sulm në tru.

Jastëkët e yndyrtë në kapakë të syve – Grumbullimi i yndyrës në kapakë, të cilët i quajmë ksantelazme, tregojnë rrezikun e shtuar nga sulmi në zemër dhe sulmi në tru.

Shenjat e jashtme ekzistojnë te një numër i vogël i njerëzve të cilët kanë rrezik të shtuar. Shenjat e jashtme kërkojnë kontroll, sepse mund të jetë fjala për situata serioze të cilat me shërim mund të përmirësohen, por edhe për shfaqje banale sqarimi i të cilave e qetëson njeriun.

Çdokush duhet në kohën e duhur të kontrollohet, sepse te një numër i vogël ekzistojnë shenja të jashtme të rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, transmeton Telegrafi.

Gropëzat që nuk lëvizin janë shenjë e dështimit të zemrës

Një ndër shenjat e rëndësishme të dështimit të zemrës është ënjtja e këmbëve. Me shtypje në lëkurë të pjesëve të poshtme të këmbëve krijohen gropëza të cilat qëndrojnë një kohë derisa sërish të rrafshohen. Te njerëzit të cilët janë një kohë të gjatë në shtrat, ato ënjtje (edeme) krijohen në pjesët më të ulëta të trupit, andaj shpesh mund t’i shohim edhe në shpinë dhe në kërdhokulla.

Mungesa e ajrit me rastin e mundimit është shenjë e sëmundjes së zemrës

Ligështia e përgjithshme dhe pamundësia e përballimit të mundimeve më të mëdha, si edhe mungesa e ajrit, janë shenja të sëmundjeve ekzistuese të zemrës. Tregon dobësimin e zemrës, aq më parë nëse mungesa e ajrit shfaqet me rastin e mundimeve apo në pozitë të shtrirë, ndërkaq gjatë pushimit dhe ngritjes zvogëlohet.

Situata të tilla janë pasojë e zvogëlimit të forcës së zemrës, që nxjerr më pak sasi gjaku, e mungesës së nevojës energjike të organizmit. Këto manifestohen me dobësim të përgjithshëm, me vlera të ulëta të shtypjes së gjakut dhe me mospërballimin e mundimeve. /Telegrafi/

The post Rënia e flokëve dhe kapakët e syve të “yndyrtë” janë shenja të problemeve me zemrën appeared first on Telegrafi.