Connect with us

Sport

Realizoi dygolësh për Legian, Ernest Muçi në formacionin e javës

Publikuar

Ernest Muçi në formacionin e javës në elitën e futbollit polak. Sulmuesi i kombëtares shqiptar, autor i një dygolëshi që i dha fitoren Legias së Varshavës në përballjen e javës së shtatë të Ekstraklasses, ka marrë vlerësime për paraqitjen e tij, duke u përfshirë në 11-shen më të mirë.

Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e gjashtë të takimit, teksa shfrytëzoi në maksimum një pasim nga portieri i tij. I gjendur përballë portës kundërshtare, ish-futbollisti i Tiranës nuk fali dhe shënoi një gol të bukur.

Në pjesën e parë, miqtë barazuan shifrat, por mendoi sërish Muçi për të kaluar në avantazh të tijtë. Sulmuesi realizoi një gol mjaft të bukur teksa me një goditje teknike e dërgoi topin në cepin e portës pa i lënë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Këta ishin dy golat e parë për Muçin në kampionatin polak, në pesë ndeshje të zhvilluara në këtë sezon (4 si titullar).

The post Realizoi dygolësh për Legian, Ernest Muçi në formacionin e javës appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK