Lajme
Reagon ish presidenti i Shkëndijës: Artan Grubi, larg duart nga Ballistët!

Ish Presidenti i Shkëndijes, Idris Ibishi përmes një shkrimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje zv kryeministrit Artan Grubi të mbaj duart larg nga klubi tetovar Kf Shkëndija.
Reagimi i plotë i Ibishit:
O Artan Grubi larg duart nga Ballistët
Që ti je një virus i krijuar për të shkatërruar çdo vlerë shqiptare në Iliridë e kam ditur, po se do të inflirtohesh edhe tek tifo grupi i Ballistëve nuk e kam pritur.
Artan Grubi Shkëndija nuk është mall tezge që blihet në pazari por është vija e kuqe ë s’duron instrumentalizim politik nga askush e aq më pak nga ty, ti që inflirtove individ të caktuar të tifo grupt të Shfercerave në Shkup për të gjuajtur e rrahur lojtarët e Shkendisë, e cila është pamja më e shëmtuar e parë ndonjëherë mes shqiptarësh!
Ti për tiu hakmarrë Shkëndisë, nga mllefi që ke pasi tetovarët të dhanë karton të kuq në zgjedhjet lokale, në vend që ti japësh kryeminstrit shqiptar bluzën e Shkëndisë ja dhe atë të Shkupit. Me këtë e tregove se je një mikrob që vetëm fut farën e perçarjes mes shqiptarëve edhe ne sport.
Tetovarët e dinë fortë mirë kontributin tim për Shkendinë, të cilën e morëm në vitin 2008 nga fundi i tabelës së Ligës së dytë e nxorrëm në ligën e parë dhe e bëmë kampion, me sakrifica të papara që ti dhe lloji i juaj as që mund t’i paramendoni.
Larg duart nga Ballistët, mos u mundoni përmes metodave korruptive të pushtetit të futni përçarje edhe në mes Ballistëve. Askush nuk është naiv. Komunikata e lëshuar në emër të ballistëve është tipik zhargon i yti dhe e ardhur me porosi nga zyrat tua. Mos harro se perveç atyre 20 ballistëve që ti i mban me rroga, gjithë të tjerët janë kundër kësaj komunikate, e në veçanti kundër teje si individ si dhe përfshirjes së politikës në sport.















