Connect with us

Kosovë

Radojçiq jetonte si një narko-diller me pasuri miliardëshe/ Miftaraj: Lista serbe të tregojë se nga vjen pasuria

Publikuar

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet ta informojnë popullin serb në Kosove lidhur me stilin e jetës se Milan Radojciq.

Në një postim në Facebook Miftaraj ka komentuar bastisjen e sotme që policia e Kosovës ia bëri pronave të nënkryetarit të Listës serbe, njëherit edhe pjesëmarrës në sulmin terrorist të së dielës, Milan Radojçiq.

Miftaraj ka thënë Radojçiq si duket bënte jetë të një narko-dilleri me pasuri miliardëshe,

“Si ka mundësi që një “politikan” si Radojçiq në të njëjtën kohë të “mbrojë” interesat e popullit serb në Kosovë dhe të ketë një jetë si nëpër filmat me narko dilerë?”,pyet Miftaraj.

NA NDIQ NË FACEBOOK