Connect with us

Lajme

Qerkini flet për bastisjen e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

Publikuar

Pjesëtarët e EULEX-it, janë duke kryer bastisje në Prishtinë.

Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisje në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.

Ai ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë.

Ndërsa, për arsyen e bastisjes, Qerkini ka thënë se nuk është bërë e ditur, vetëm se është bërë “për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.

“Siç është raportuar nga mediet, Dhomat e Specializuara kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtarë. Janë munduar kinse të sekuestrojnë prova për procedura të Dhomave të Specializuara. Ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe”. Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme kur lëshon urdhra për bastisje sepse cenohet privatësia. Nuk kanë sekuestruar asnjë provë. Rasti nuk është bërë i ditur, vetëm është thënë se për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK