Connect with us

Shqipëri

“Procesi i censit do të jetë elektronik”, Ibrahimaj: Të gjithë duhet t’i besojnë shifrave, në zonat problematike do të ketë shoqërues

Publikuar

Ministrja në ikje e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokoll Balla, iu përgjigj pyetjes nëse ka ndrojtje për influencën e fqinjit në cens dhe një debati të ri, përveç “Belerit.

Ibrahimaj tha se në të kaluarën të gjithë etnitë dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare kanë kontestuar, por tanimë duhet të kenë besim, sepse procesi do të jetë elektronik dhe nuk do të ketë mundësi manipulimi.

Ajo shtoi po ashtu se në zonat problematike, anketuesit do të kenë shoqërues.

“Unë mund të them atë që ka ndodhur në të kaluarën. Për fat të keq në censin e vitit 2011, ka pasur kontestime, nga të gjitha etnitë dhe të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

Që atëherë INSTAT  është kujdesur që të mbajë një balancë, me qëllim që të mos ketë kontestime në të ardhmen.

Po flas tani si ish-drejtoreshë statistikash, që në tryezën e parë që u bë me komunitete fetare, të gjithë pjesëmarrësit kontestonin rezultatin duke pretenduar që shifra është më e larta. Matematikisht është e pamundur që të gjithë të pretendonin që shifra është  më e lartë. Asnjë nuk ishte i kënaqur me shifrat.

Është e rëndësishme që këta tanimë të besojnë tek shifrat. Tani procesi është elektronik dhe të dhënat nuk mund të manipulohen.

Do të ketë shoqërues të anketuesve në zonat që janë më problematike me qëllim që të shuhet çdolloj problematike dhe do të matet popullsia që jeton në vend.

Ndërkohë që kryeministri në fjalën e vet për ligjin që ne kemi për mbrojtjen e minoriteteve, që është një ligj ekselent, që i jep të drejtën e vetëdeklarimit minoriteteve.

Janë të gjithë të konsideruar si qytetar të Shqipërisë dhe si individë të një shteti” tha Ibrahimaj./abcnews.al

Maqedoni36 minutes ago

Të gjithë nën “Furtunën” antidrogë në Kumanovë: 11 javë mjaftuan për shkrirjen e njësisë!

Shqipëri1 hour ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport1 hour ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë2 hours ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë2 hours ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme2 hours ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë3 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni3 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme3 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni3 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme3 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri3 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

NA NDIQ NË FACEBOOK