Connect with us

Lajme

Presidentja Osmani: Loja e sotme shembull se kur nuk dorëzohesh, arrihet suksesi

Publikuar

më

Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pas ndeshjes, ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila u shpreh se kjo ndeshje kishte emocione të mëdha

“Emocione të mëdha. Loja e sotme është nga ata shembujt që kur nuk dorëzohesh, suksesi është i pashmangshëm. Sportistët tanë me vite me radhë kanë qenë ambasadorët më të mirë të vendit. Këtë e dëshmuan edhe sonte. Sukseset e tyre po vazhdojnë”, u shpreh Osmani.