Sport
Premiumi i Katarit u bë shkak/ Nuk ka qetësi te Polonia, Skorupski refuzoi kombëtaren për shkak të Lewandowskit

Portieri i Bolognas, Lukasz Skorupski nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës së Polonisë për kualifikueset e EURO 2024, ndërsa si shkak u quajt një problem në kyçin e këmbës të pësuar ndaj Cagliarit.
Megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane arsyeja e vërtetë mund të jetë një përplasje e ndodhur në skuadrën e Polonisë që në Botërorin e Katarit.
Lexoni edhe:
- Modric: Kushti im për rinovimin me Realin, e përjetoj futbollin në maksimum
- Një jetë me Realin, legjenda “merengues” gati të marrë drejtimin e ekipit të La Ligas
- Sommer: Te Bayern kalova një periudhë të vlefshme, por Interi më ka dhënë më shumë entuziazëm!
- La fushën në minutën e 25’, Deschamps zbulon gjendjen e Giroud
Mediet italiane raportojnë për një mosmarrëveshje mes portierit dhe sulmuesit simbol të kombëtares polake, Robert Lewandowski.
Marsin e kaluar, Skorupski, duke folur për një media polake, kishte zbuluar disa debate të ndodhura në dhomën e zhveshjes, në lidhje me ndarjen premiumit për arritjen në fazën e 16-të në Kupën e Botës.
Skuadrës iu dha një premium prej 6 milionë euro, por sipas rrëfimit të Skorupskit, në vend që të festonte kualifikimin, ekipi i Polonisë po nxitonte për mënyrën e ndarjes së çmimit, gjë që megjithatë nuk u diskutua.
Më vonë Lewandowski akuzoi portierin e Bologna-s se kishte thënë gjëra të pavërteta.
Tashmë në Poloni mendojnë se Skorupski nuk është bashkuar me ekipin jo prej problemeve fizike,por sepse ka frikë të përballet me Lewandowskin.
The post Premiumi i Katarit u bë shkak/ Nuk ka qetësi te Polonia, Skorupski refuzoi kombëtaren për shkak të Lewandowskit appeared first on SuperSport.






















