Connect with us

Maqedoni

Pesë vjet nga referendumi për “e Veriut”! Maqedonia në NATO, ende po pret për në BE

Publikuar

më

Në datën e sotme, më 30 shtator 2018 u mbajt referendumi me pyetjen: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Nëse referendumi ishte i suksesshëm apo jo, varet kë pyesni. Kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev dhe qeveria thanë se ka qenë i suksesshëm, gjegjësisht shumica e atyre që kanë shkuar për të votuar janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa VMRO-DPMNE ka kritikuar se referendumi ka qenë i pasuksesshëm sepse më shumë se gjysma e qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore nuk votuan.

“I përgëzoj të gjithë qytetarët. Sot arritëm sukses për demokracinë dhe sukses për Maqedoninë europiane… Suksesi është i përbashkët i vendit tonë dhe i të gjithë qytetarëve. Pavarësisht bojkotit të organizuar nga kryesia e VMRO-DPMNE-së, me disa përjashtime, pres që shumica e madhe e qytetarëve që votuan zgjodhën rrugën europiane për Maqedoninë”, tha Zoran Zaev, ish kryeministër (30.09.2018).

Nga gjithsej 1.806.336, në referendum morën pjesë 666.743 qytetarë, nga të cilët 609.813 votuan “PËR” dhe 37.700 votuan “KUNDËR”, ndërsa 19,230 fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

“Maqedonia sot tha, njoftoi se marrëveshja nuk po kalon. Kemi një referendum thellësisht zhgënjyes. Politika e qeverisë dhe e Zoran Zaevit përjetoi një debakli dhe sot Maqedonia me të vërtetë fitoi. Numri i qytetarëve që nuk e kanë përkrahur këtë marrëveshje të turpshme, pra numri i qytetarëve që kanë abstenuar ose kanë votuar kundër marrëveshjes, është shumë më i madh se ata që kanë votuar pro marrëveshjes. Fakti është se marrëveshja me Greqinë nuk mori dritën jeshile, u ndal nga populli”, the Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së (30.09.2018).

Koalicioni qeveritar i udhëhequr atëherë nga Zoran Zaevi e mbështeti referendumin. Shumë zyrtarë, ambasadorë dhe udhëheqës të BE-së e mbështetën referendumin.

Nga ana tjetër, opozitarja VMRO-DPMNE-ja kërcënoi me bojkotimin e referendumit, por më pas Hrisitjan Mickoski vetëm pak ditë para votimit dha deklaratë në të cilën u tha qytetarëve që të votojnë sipas bindjeve të tyre dhe se partia do ta respektojë mendimin e tyre.

Presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov e dënoi marrëveshjen dhe u bëri thirrje bashkëkombësve të tij që të bojkotojnë referendumin.

Pas dështimit të referendumit, qeverisë iu desh të siguronte një shumicë prej dy të tretave në Parlament për ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e emrit.

Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë u nënshkrua më 12 qershor 2018 për ndryshimin e emrit të vendit në “Maqedonia e Veriut” dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes disadekadash për emrin.

Maqedoni24 minutes ago

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

Shqipëri54 minutes ago

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Lajme1 hour ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Lajme2 hours ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni3 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri4 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Lajme5 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni5 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme6 hours ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni6 hours ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë6 hours ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri7 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

NA NDIQ NË FACEBOOK