Connect with us

Lajme

Pamjet virale/ Vajzat adoleshente konsumojnë tullumbace me azot, humbin vetëdijen

Publikuar

Tullumbacet me azot janë kthyer në një problem të madh në Shqipëri, pasi mijëra adoleshentë janë duke i konsumuar dhe ato janë shumë të lehta të gjenden. Tullumbacet me azot shiten në tabakino dhe në lokalet e natës, mirëpo, efektet shëndetësore tek adoleshentët janë shumë të rënda. Këtë e tregon edhe videoja e mëposhtme, e berë virale së fundmi.

Siç edhe mund të shikoni, disa vajza adoleshente në Bullgari konsumojnë pa pushim tullumbace me azot dhe disa prej tyre pothuajse humbin vetëdijen.

Efektet e oksidit të azotit zgjasin nga 1 deri në 5 minuta.

PASOJAT:

-Marramendje -Eufori -Qeshje e pakontrolluar -Halucinacione vizuale dhe dëgjimore -Shikim i turbullt -Humbje e ekuilibrit -Dhimbje në gjoks -Dhimbje koke

Përdorimi afatgjatë ose i zakonshëm mund të çojë në dëmtime të rënda neurologjike dhe mund të krijojë varësi.

NA NDIQ NË FACEBOOK