Connect with us

Lajme

Osmani deklarohet pas takimit me Stoltenberg

Publikuar

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ka thënë se e ka përsëritur përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO.

Osmani shtoi se vendosmëria për t’u anëtarësuar në NATO mbetet e palëkundur për Kosovën.

“Në selinë qendrore të NATO-s, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO. Vendosmëria jonë për të kontribuar krahas aleatëve tanë për siguri dhe paqe afatgjate, në rajon e kudo në botë, mbetet e palëkundur!”, shkroi ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK