Connect with us

Lajme

Një nga veturat e konfiskuara të terroristëve në veri figuron e regjistruar në Serbi

Publikuar

Ka arritur në tetë numri i të arrestuarve pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës në veri. Përpos të arrestuarve, organet e rendit kanë konfiskuar sasi të mëdha të armëve,…

Ka arritur në tetë numri i të arrestuarve pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës në veri.

Përpos të arrestuarve, organet e rendit kanë konfiskuar sasi të mëdha të armëve, autoblinda si dhe automjete.

Sipas fotografive të publikuar nga policia, njëra nga veturat e konfiskuara është e regjistruar në Serbi.

Në fotografi shihet edhe stikeri i lëshuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Të dielën, pas një sulmi të organizuar nga një grup terrorist ka mbetur i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

Bunjaku u varros dje në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ai u shpall “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK