Lajme
Ndodh në Shqipëri/ Pleqtë sherr me thika për një grua

Dashuria për një grua ka futur në sherr dy të moshuar në Tiranë. Ky është rasti që ka trajtuar emisioni Stop këtë të mërkurë.
Merdan Xhafa 71 vjeç është ankuar për 73-vjeçarin, Fatmir Zika, të dy banues në zonën e Freskut, se ky i fundit e ka goditur me thikë.
“Unë jam Merdan Xhafa, pensionist. Me punë kam punuar në Policinë e Shtetit prej 35 vitesh. Jam i divorcuar dhe kam 4 fëmijë, 2 djem e 2 vajza. Kam 1 vit që jetoj vetëm. Ditën e kaloj në mëngjes dal me shokët pimë kafen, blej ato gjërat që na duhen edhe kthehem në shtëpi. Pasdite dal prapë me shoqërinë deri nga ora 20:00-21:00. Edhe kështu e kam kaluar kohën. Nuk jam i aftë për të gatuar. Të dy çunat rrinë në pallat. Unë mbaj mbesat sa të kthehet çuni me nusen nga puna dhe i marrin ata pastaj. Gjatë kohës që unë jam vetëm kërkova një punëtore. Më autorizoi një shoku im për këtë punëtoren dhe e mora në telefon dhe kjo vjen punon 2 orë tek unë. Bën gatimin dhe pastron. E zonjë, shumë korrekte për punë e për të gjitha, kaloj mirë. Fatmir Zika më ka goditur me thikë. As mik as shok nuk e kam unë. Këtë kur ka ardhur para 5-6 vitesh kam pirë me këtë kafe. Punëtores i thashë ti po të duash ta pish kafen sa të jesh punëtore tek unë, kafen do ta paguaj unë. E pinim kafen bashkë. Kur kishte kohë, kur s’kishte kohë ikte. Fatmiri na ndiqte kudo që shkonim. Gjeta numrin e mora në telefon, i thashë dua të pimë një kafe. Po, tha, hajde. Vjen befasisht edhe më qëllon direkt, nxjerr thikën dhe qëllon direkt. E kapa që i bllokova thikën. Të mos i kisha bllokuar thikën, do isha në varr sot. Ndërhyri kamarieri dhe disa çuna të tjerë që ishin aty në lokal edhe ky iku me vrap pastaj. Bëmë kallëzim te policia, e mori kallëzimin oficeri i policisë aty edhe më dërgoi të Instituti i Mjekësisë Ligjore. Vajta atje, më plotësoi dhe ai raportin. Ndihem i kërcënuar sa nuk ka më, ruhem sa s’ka më. Para se sa të vinim te lokali, më tha ti atë nuk do ta mbash më në punë. I thashë si nuk do ta mbaj më në punë? Ç’ke me atë ti? Ajo është punëtore tek unë. Ti çfarë ke me atë zgjidhe me të, jo me mua. Njëfarë interesi ka ai po se çfarë interesi e di ai, nuk flas”.
Por zonja në fjalë mohon që të ketë lidhje me 73-vjeçarin Fatmir Zika, por thotë se punon për bukën e gojës dhe se është e martuar.
Zonja X: Gjithë kjo situatë…,unë nuk e marr dot me mend. Unë jam një zonjë, që kam burrin me diabet, se punoj familje më familje. Ai zotëri na ka rënë më qafë dhe Insh’Allah, Zoti e drejtësia, çoftë në vend këtë hallin tonë! Unë punoj derë më derë, punoj, e shkreta, nxjerr koren e bukës. Jam me shtëpi me qira. Thjesht jemi njohur, shesim vaj, shesim raki. Në çdo kohë. Shkoj në punë, shkoj në tavolinë…, ka qenë vetë z. Merdan. O po, ça ke me mua, ma thuaj, unë jam këtu… Unë e kam familjen të kompletuar. Ai mund të ketë krijuar shumë gjëra, po unë e kam me listë, me defter, i themi ne nga anët tona. Unë dal për bukën e gojës. Punoj natë e ditë! Kthej kokën unë, vjen nga mbas tij dhe e qëllon me grushta dhe pastaj nxjerr thikë nga çanta. Unë ndihem shumë e kërcënuar dhe shumë e ofenduar, sepse në çdo lokal, që ka shkuar, mua më ka përgojuar dhe nuk ia kam për borxh.



















