Connect with us

OP / ED

Murtezani: Kosova sot dëshmoi kapacitetin e saj të pavarur institucional SHTETËRORË!

Published

on

Shkruan: HASIM MURTEZANI

Kosova sot dëshmoi kapacitetin e saj të pavarur institucional SHTETËRORË!
I gjithë skenari i këtij akti terorist siç duket kishte një qëllim:

Vrasje e disa policëve të Kosovës e më pas fshehja e terroristëve në një objekt fetar gjegjësishtë në një Manastir me qëllim të realizimit të skenarit final…

Cili ishte skenari i mirë menduar nga ana e tyre dhe porositësve të këtij plani ?
Ata pretendonin se pas vrasjes së policëve kosovarë duke u strehuar në Manastir, në momentin që forcat e sigurisë së shtetit të Kosovës duke dashur ti sulmojnë paramilitarët e armatosur rëndë, do ta kishin sulmuar edhe objektin fetarë në këtë rast Manastirin që brenda tij kishte edhe predikues fetarë dhe njerëz të paarmatosur dhe pa faj e që më pas e gjithë situata do tu transmetonte ndryshe, gjegjësishtë do tu përkthente në opinion gjoja se policia e Kosovës ka sulmuar objektet fetare të një nacionaliteti (sërb) që jeton në atë pjesë dhe e gjithë kjo nga Sërbia do tu përdorte si alibi për destabilizim të sigurisë dhe si arsyetim edhe para ndërkombëtarëve duke hapur kështu debate senzitive religjioze dhe shkelje e të drejtave kulturore të pakicave sërbe…

Institucionet e Kosovës ata të sigurisë ishin para një sfide goxha specifike dhe të rëndë, por ata sot dëshmuan një profesionalizëm të veçantë dhe të rallë duke shënjestruar vetëm cakun e sulmit në këtë rastë paramilitarët e armatosur dhe pa e dëmtuar në asnjë moment objektin dhe monumentin fetarë, Manastirin…
Policia e mbaroi detyrën e saj me sukses pa asnjë civil të vrarë dhe të paarmatosur, Kosova dëshmoi fuqi shtetërore, ndërkaq planet e zeza kriminale mbi territor të Kosovës dështuan!