Connect with us

Ndryshe

Meksikani porositi një telefon përmes internetit: Pasi e hapi pakon, ftoi policinë

Publikuar

Një meksikan, së fundmi porositi një telefon të ri në internet, duke mos ditur se do të përfundonte në polici.

Pakoja arriti me postë të hënën e kaluar dhe nëna e tij e solli në shtëpi dhe e vendosi në tryezën e kuzhinës.

Pak kohë më vonë, djali arriti në shtëpi dhe hapi me padurim pakon. Në vend të një telefoni, ai gjeti një pamje që e tmerroi, raporton nypost.

Brenda kutisë ishte një granatë dore gati për të shpërthyer! Ai në panik thirri policinë, e cila rrethoi zonën përreth shtëpisë dhe e çaktivizoi pajisjen e rrezikshme.

Për momentin nuk dihet se kush e ka dërguar bombën dhe besohet se ajo ka përfunduar gabimisht në duart e një të riu.

Mjete të tilla vdekjeprurëse nuk janë risi, pasi përdoren në përballje me kartelet vendase të drogës.

Në gjashtë vitet e fundit, policia ka sekuestruar më shumë se 600 “pajisje infernale” të improvizuara vetëm në Guanajuato. /Telegrafi/

The post Meksikani porositi një telefon përmes internetit: Pasi e hapi pakon, ftoi policinë appeared first on Telegrafi.

NA NDIQ NË FACEBOOK