Connect with us

Kosovë

Mediumi boshnjak: Millan Radoiçiq ishte plagosur gjatë sulmit terrorist në veri të Kosovës

Published

on

Mediumi boshnjak Istraga.ba, pretendon se serbi Millan Radoiçiq, njëri nga krerët e Listës Serbe, është plagosur gjatë sulmit të mbrëmshëm terrorist në veriu të Kosovës.

Istraga.ba raporton se në disa tentime kanë provuar të vënë kontakt me Radoiçiqin, transmeton Telegrafi.

Gjatë një bisede telefonike, një person i panjohur lajmërohet në numrin e tij të telefonit duke pretenduar se “nuk është Radoiçiq.

Megjithatë më vonë gjatë shkëmbimit të mesazheve, i njëjti person ka konfirmuar se Radoiçiq është mirë.

Ky medium raporton se Radoiçiq gjendet për shërim në Serbi, derisa dokumentet e tij janë gjetur nga policia e Kosovës në veturat e sekuestruara.

Ndryshe në sulmin e mbrëmshëm terrorist në veri të Kosovës, është vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës ndërsa një tjetër është plagosur.

Telegrafi nuk ka mundur ta konfirmojë nga Policia e Kosovës, lidhur me këto pretendime. /Telegrafi/