Connect with us

Lajme

“Më thua mua ti qorre”/ Goditi nënën e nxënësit, e “pëson” mësuesja…

Publikuar

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier, ku një mësuese akuzohet se ka dhunuar prindin e një prej nxënësve të saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare, ku nëna kishte shkuar për të takuar mësuesen dhe për t’i këkruar që të mos e dhunonte më djalin e saj të mitur. Por gjatë debatit, viktimë e kësaj dhunë është bërë dhe vetë nëna, e cila është goditur me shpullë nga mësuesja.

Momenti i dhunës është publikuar edhe në rrjetet sociale, ku në një video shihet dhe debati mes tyre, teksa policia ka proceduar penalisht mësuesen.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas publikimit të pamjeve filmike, kryen veprimet hetimore për këtë rast dhe në vijim të tyre referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. C., 48 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë mësuese e një shkolle 9-vjeçare, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka gjuajtur me pëllëmbë një shtetase 31 vjeçe, nënë e një nxënësi që mëson në këtë shkollë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

NA NDIQ NË FACEBOOK