Connect with us

Lajme

Mbledhja për varrezat në Gjilan – përfaqësuesit e Bashkësisë Islame lëshojnë sallën

Publikuar

Në mbledhjen e kuvendit komunal të Gjilanit është duke u diskutuar lokacioni i ri i varrezave, shkruan Insajderi.

Me të filluar seanca ka pasur diskutime mes pozitës e opozitës se mbledhje duhet ose jo të jetë e hapuar për publikun

Pas këtyre diskutimeve, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Gjilan, të cilët ishin të pranishëm në sallë e kanë lëshuar atë.

Kryetari i Bashkësisë, Naim Aliu para asalmbesitëve tha se “Duhet ti lëmë anash inatetet politike, dallimet ideologjike- partiake e të japim një shembull qytetarëve sepse ata presin një përgjigje pozitive” 

“Në formë urgjente të ndahet ajo zonë për varrezat”, bëri thirrje Aliu derisa kritikoi asamblistët për qasjen e tyre.

Ai poashtu konfirmoi se nuk do të jenë të pranishëm në sallë për pikën e dytë të rendit të ditës, që është: “Kërkesa e Bashkësisë lslame për dhënien në shfrytëzim të fshatit Social të
Kuvajtit, për kujdesjen e Jetimëve”.

NA NDIQ NË FACEBOOK