Connect with us

Lajme

Maroku shpall tre ditë zie kombëtare, shkon në 1300 numri i viktimave

Publikuar

Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjithë vendin si pjesë e periudhës së zisë, sipas një deklarate të gjykatës mbretërore.

Forcat e armatosura do të vendosin ekipe shpëtimi për t’i siguruar zonat e prekura ujë të pijshëm të pastër, furnizime ushqimore, tenda dhe batanije, shtoi ai. 

Numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti është rritur nga 1,037 në 1,305, tha ministria e brendshme e vendit. 

Gjithsej 1,832 persona janë plagosur.

Rreth 1220 prej tyre janë në gjendje kritike. 

NA NDIQ NË FACEBOOK