Connect with us

Maqedoni

Lëvizja BESA: Ali Ahmeti dhe Kovaçevski të flasin publikisht – a janë ende pjesë e “Ballkanit të Hapur” të Serbisë?

Publikuar

më

Lëvizja Besa ka drejtuar sot pyetje drejt kreut të qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe partnerit të tij, Ali Ahmeti, në lidhje me çështjen e “Ballkanit të Hapur”, përcjell KlanM.

“Po bëhet një javë që kur Serbia përmes terroristëve të saj, sulmoi integritetin territorial të Kosovës dhe tentoi të destabilizojë Ballkanin, si pasojë e së cilës e humbi jetën rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ende nuk tregojnë hapur nëse po e mbështesin ende Vuçiqin dhe iniciativën e tij ‘Ballkani i Hapur’, ose janë me Kosovën dhe paqen”, thonë nga Lëvizja Besa.
Lëvizja BESA, siç thuhet në reagim, që në fillim të promovimit e kundërshtoi ashpër iniciativën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, “Ballkani i Hapur”, pasi qasja e vetë presidentit serb ishte tepër misterioze dhe me qëllime të kundërta nga ajo që i shfaqte në opinion.

Kjo sepse sipas Besës, iniciativa “Ballkani i Hapur” ka për qëllim kontrollin e vendeve të Ballkanit Perëndimor direkt nga Serbia, ndërsa në mënyrë indirekte nga Rusia, përcjell KlanM.

“Kjo po dëshmohet për çdo ditë e më tepër, prandaj edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga press qendra e Qeverisë së Maqedonisë e tha se kjo iniciativë është e përfunduar dhe vendet e Ballkanit duhet të fokusohen te Procesi i Berlinit. Ali Ahmeti dhe Dimitar Kovaçevski ua kanë borxh qytetarëve që tu përgjigjen: A janë me Kosovën që nënkupton me Evropën dhe SHBA-në ose me Serbinë dhe ‘Ballkanin e Hapur’ e cila kontrollohet nga kthetrat e Rusisë?”, përfundon reagimi i Lëvizjes Besa./KlanMacedonia

Shqipëri7 minutes ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme11 minutes ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Lajme36 minutes ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni2 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

Kosovë2 hours ago

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Lajme2 hours ago

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje

Maqedoni2 hours ago

Vendimi për Spitalin Modular ndez përplasjen politike: VMRO akuzon për ndërhyrje në drejtësi

Shqipëri3 hours ago

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

Kosovë4 hours ago

Aleanca çon në Polici thirrjet e rënda ndaj Haradinajve nga disa profile në Facebook

Maqedoni4 hours ago

“Alta Banka” e Manastirit reagon pas zhvillimeve në Serbi: “Paratë e klientëve janë të sigurta”

Maqedoni4 hours ago

Mickoski për “Alta Bankën”: Kapitali nuk hyn në Maqedoni pa kontrollin e Bankës Popullore

Maqedoni4 hours ago

Nesër votohet në Bërvenicë për kryetarin e ri, sot votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit

NA NDIQ NË FACEBOOK