Connect with us

Lajme

Kush është personi misterioz që po i tmerron qytetarët në Serbi?

Publikuar

Qytetarë serbë janë duke shpërndarë një video të një personi të panjohur i veshur tërësisht në të zeza duke ecur në rrugët e Kovilj-Budisavë. Të gjitha videot që po postohen…

Qytetarë serbë janë duke shpërndarë një video të një personi të panjohur i veshur tërësisht në të zeza duke ecur në rrugët e Kovilj-Budisavë.

Të gjitha videot që po postohen raportohet se janë realizuar natën e mbrëmshme. Kjo skenë i ka hutuar qytetarët e madje disa i ka trembur shumë.

Siç raporton Blic.rs, personi misterioz është i veshur me një fustan të zi e të gjatë, e gjithashtu duket se e ka edhe një palltë dimërore, përcjell Insjaderi. Ata që e kanë parë pohojnë se gjithçka ka ndodhur mbrëmë.

Siç shihet edhe në video, personi i panjohur ka një maskë mbrojtëse në fytyrë teksa lëviz i vetëm.

Përpos pamjes drithëruese, askush nuk ka raportuar për ndonjë incident.

“Kalova aty një orë më parë dhe trupi m’u dridhë” është një nga komentet.

Pamje si kjo e fundit për një person misterioz, janë raportuar edhe më herët në Serbi.

NA NDIQ NË FACEBOOK