Lajme
Kurti shtroi darkë për Ashton, tregon çka diskutuan

Kreu i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të premten mbrëma ka shtruar darkë për baroneshën Catherine Ashton, ish përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme.
Kurti njoftoi se bashkë me Ashton kanë biseduar për politikën dhe çështjet evropiane e rajonale.
Tutje, kryeministri shtoi se edhe pse rolet e tyre kanë ndryshuar, po përballen me shumë çështje të njëjta si para 10 vjetëve.
“Kam shtruar një darkë mbrëmë në periferi të Prishtinës për Baroneshën Ashton, me të cilën kam diskutuar për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale. Edhe pse rolet tona janë të ndryshme sot në krahasim me dhjetë vjet më parë, ne përballemi me shumë nga të njëjtat çështje”, shkroi Kurti në platformën X.
I hosted a dinner last night on the outskirts of Prishtina for former EU HR/VP Baroness Ashton, with whom I discussed politics and European and regional affairs. Although our roles are different today compared to ten years ago, we face many of the same issues. pic.twitter.com/BmBl5YRxeE
— Albin Kurti (@albinkurti) September 16, 2023













