Connect with us

Kosovë

Kurti: Së paku 30 terroristë po sulmojnë Policinë në veri, ftoj qytetarët për qetësi dhe maturi

Publikuar

Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti në konferencë për media, percjell Periskopi:

Pas një sulmi të orkestruar në veri, ka humbur jetën polici Afrim Bunjaku.

Sulmet e grupeve të armatosura me armë të të gjitha llojeve, po vazhdojnë Akoma. Dënojmë këtë sulm criminal e terrorist, krim i financuar e mbështetur nga Beogradi zyrtar.

Ne zbatojmë dhe mbrojmë ligjshmërinë dhe qytetarët e Kosovës pa dallim.

Kriminelët do të kapen e dënohen.

Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme për t’iu përgjigjet krimit, kriminelëve dhe terroristëve.

Ne jemi në anën e drejtë.

Po punojmë dhe angazhohemi në anën e drejtë.

Ftoj qytetarët e Kosovës, të të gjitha komuniteteve që ta ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi.

Janë së paku 30 terroristë që po sulmojnë policinë tonë.

NA NDIQ NË FACEBOOK