Connect with us

Kosovë

Kurti për 9 minuta 12 mijë ‘like’!

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkruar në Facebook një status për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se në takimin e 2 majit në Bruksel ka deklaruar se “Milan Radojçiqi do të jetë Adem Jashari i serbëve”.

”Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti.

Për vetëm 9 minuta, statusi ka marrë 12 mijë like. Ky numër i pëlqimeve ka vazhduar të rritet.

Për këtë në Pressing të T7 është pyetur Anton Quni, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Quni ka thënë se është e natyrshme që të ketë rritje në këto situata.

’Është e natyrshme që ata që janë në qeverisje dhe evitojnë një rrezik për një kohë të caktuar do të marrin të themi simpati, lavdata deri në përmasa të glorifikimit”, ka thënë Quni teksa ka folur për unitet në situata të tilla. /Gazeta Express

NA NDIQ NË FACEBOOK