Connect with us

Lajme

Kurti lajmërohet përsëri, thotë se operacioni policor është duke vazhduar

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se po vazhdon operacioni policor në veri.

Kurti ka theksuar se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in e EULEX-in.

Po ashtu, kryeministri ka publikuar edhe disa fotografi të armëve të konfiskuara.

“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake si mitralozë, granata dhe më shumë. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është duke vazhduar”, ka shkruar Kurti në X. /Insajderi.org

The post Kurti lajmërohet përsëri, thotë se operacioni policor është duke vazhduar appeared first on Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK