Connect with us

Lajme

Kurti: Dy vite më parë Serbia dërgoi MiG-2, që atëherë dhuna nga ana e tyre është intensifikuar

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përpara dy vitesh Serbia dërgoi aeroplanë ushtarakë të tipit MiG-29, si dhe ambasadorin rus në Beograd në kufi me Kosovën, për ta…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përpara dy vitesh Serbia dërgoi aeroplanë ushtarakë të tipit MiG-29, si dhe ambasadorin rus në Beograd në kufi me Kosovën, për ta frikësuar shtetin.

Sipas shefit të Qeverisë, që nga atëherë, dhuna dhe agresioni serbo-rus ndaj Kosovës është shtuar, shkruan Gazeta Insajderi.

“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Para dy ditësh një grup terrorist serb i armatosur rëndë vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe lëndoi policin Alban Rashiti, pas sulmit në drejtim të tyre.

Më pas, të njëjtit u ngujuan në Manastirin e Banjskës së Zveçanit, ku Policia e Kosovës në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të tyre la të vrarë tre terroristë.

Policia arriti të futej brenda manastirit dhe konfiskoi një arsenal armësh, siç u shpreh ministri Sveçla, në sasi për përdorim për 200 persona.

Deri më tani janë arrestuar tetë të përfshirë në organizimin terrorist në Banjskë.

Gjykata Themelore në Prishtinë të martën ka vendosur masën e paraburgimit 30-ditësh për terroristët e arrestuar. /Insajderi.org/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK