Connect with us

Lajme

Kurti dhe Bislimi thërrasin konferencë për media

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi do të dalin së bashku nesër në një konferencë për media.

Konferenca është caktuar të mbahet të orën 10:30 në ndërtesën e Qeverisë, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Arsyeja e thirrjes së kësaj konference për shtyp nuk u bë e ditur, por është e para pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të enjten në Bruksel.

NA NDIQ NË FACEBOOK