Connect with us

Bota

Krim i rëndë në familje në Aleksandri, burri vret gruan, djalin, vjehrrën dhe në fund veten

Publikuar

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku mediat vendase raportojnë se një 66-vjeçar vrau gruan, djalin dhe vjehrrën në Aleksandri. Pasi qëlloi vjehrrën për vdekje në shtëpinë e të moshuarve autori në fund vrau veten.

Pas tragjedisë, ku fillimisht u konstatua trupi i pajetë i autorit dhe vjehrrës në shtëpinë e të moshuarve policia kërkoi gruan dhe djalin, por zbuloi se bashkëshortja nuk kishte shkuar në punë dhe se djali nuk ishte në shkollë.

Pikërisht në atë moment policët shkuan në shtëpinë e familjes dhe pasi thyen derën, gjetën dy trupat pajetë. E njëjta armë ishte përdorur edhe për vrasjen e tyre./a2cnn/

NA NDIQ NË FACEBOOK