Bota
Kreu i Listës Serbe bën gjestin e papritur, puth fotografitë e viktimave (VIDEO)

KOSOVË- Agresorët e vrarë gjatë sulmit të organizuar ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë ku mbeti i vrarë efektivi kosovar, Afrim Bunjaku, janë nderuar nga serbët e Zveçanit. Mes personave të pranishmëve ishin dhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiç e Igor Simiç.
Qytetatërt serb vendosën fotografi të tyre dhe i nderuan me trëndafila të bardhë e duke ndezur qirinj. Ajoqë tërhoqi vëmendjen gjatë nderimit të viktimave ishtemomenti, kur Goran Rakiç shihet duke u përkulur dhe ka puthur fotografinë e një prej terroristëve të vrarë të dielën në Banjskë.






















