Connect with us

Shqipëri

“Krenar për Shqipërinë”/ Rama për barazimin ndaj Republikës Çeke: Kombëtarja luan futboll si e barabartë

Publikuar

Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar lojën e kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, e zhvilluar në Pragë, që përfundoi me reazultatin 1-1.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kombëtarja nuk po merr vetëm pikë, por luan futboll si e barabartë në çdo drejtim dhe jep shpirtin në fushë.

Postimi i kryeministrit Rama në Facebook

KRENAR PËR SHQIPËRINË❤

Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon🦅

Faleminderit djemve kuqezinj🙏Faleminderit kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trainerit Sylvinho e ndihmësve të tij🙏

Faleminderit edhe publikut kuqezi që sonte ishte lojtari i 12-të i Kombëtares.

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK