Connect with us

Lajme

Krasniqi pas takimit me Osmanin: Serbia t’i dorëzojë terroristët, interesi nacional mbi të gjitha

Publikuar

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti. Ai tha se është krejtësisht e qartë se…

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Ai tha se është krejtësisht e qartë se organizimi dhe orkestrimi i sulmit terrorist mbi Republikën e Kosovës adresën kryesore e ka në Beograd.

Krasniqi tha se aleatët ndërkombëtarë duhet t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzojë terroristët që i ka strehuar.

Në kuadër të një jave tejet sfiduese për Kosovën, sot i jam përgjigjur pozitivisht ftesës për takim nga Presidentja Osmani-Sadriu. Gjatë këtij takimi, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, u informova në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend dhe veprimet e të gjitha institucioneve për të garantuar siguri e mbrojtje për qytetarët dhe shtetin tonë”.

“Edhe një herë, shpreha mbështetjen dhe mirënjohjen më të thellë për të gjitha institucionet e sigurisë, posaçërisht për Policinë e Kosovës, e cila, në 24 vitet e ekzistencës së saj, nuk ka rreshtur së na bëri krenarë me profesionializimin e dëshmuar vit pas viti në shërbim të vendit. Heroi Afrim Bunjaku është shembulli i fundit i kësaj atdhedashurie”, u shpreh kreu i PDK-së.

Tutje, Krasnqi tha se  konfirmimi i përfshirjes së Milan Radojçiqit në këtë aksion, armatimi i sofistikuar dhe i shumtë i terroristëve, strehimi i tyre në Serbi pas sulmit dhe lartësimi i tyre si heronjë nga institucionet zyrtare të Beogradit, përfshirë shpalljen e ditës së sotme si ditë zie për ta – tregojnë për lidhjen e fortë të këtij grupi terrorist me shtetin e Serbisë.

Prandaj, në periudha sfiduese si kjo, kur është cënuar integriteti territorial, sovraniteti i shtetit tonë dhe siguria e qytetarëve tanë, për PDK-në, siç ka qenë gjithmonë, interesi nacional i vendit është dhe do të mbetet mbi të gjitha. Si PDK, i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë të gjitha institucioneve të sigurisë në përballje me këtë situatë”.

Krasniqi iu bëri thirrje aleatëve tanë ndërkombëtarë që të rrisin presionin ndaj Serbisë për t’i dorëzuar tek autoritetet kosovare, terroristët të cilët Serbia i ka marrë në mbrojtje.

Veprimet e tyre nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar dhe drejtësia duhet të triumfojë”, u shpreh Krasniqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK