Connect with us

Lajme

“Kishin informacion se diçka do të ndodhë” – analisti serb komenton veprimet e Policisë së Kosovës në Banjskë

Publikuar

Analisti serb, Dushan Janjiç ka komentuar veprimet e Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Kosovës, të dielën e 24 shtatorit.  Në intervistë për Insajderin, ai ka deklaruar se beson…

Analisti serb, Dushan Janjiç ka komentuar veprimet e Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Kosovës, të dielën e 24 shtatorit. 

Në intervistë për Insajderin, ai ka deklaruar se beson që policia ishte në dijeni se diçka do të ndodhi.

Gjatë bisedës, Janjiç thotë se “…situata në Manastir ishte më e rrezikshme se në rrugë. Me siguri polici u vra në rrugë, por ajo, si të thuash, pritja e njerëzve, turistëve apo besimtarëve dhe Manastirit, ishte vërtet një dramë e rëndë në Manastir”, u shpreh ai derisa i vlerësoi policët kosovar si profesionistë.

Pjesë nga intervista: 

NA NDIQ NË FACEBOOK