Connect with us

Tech & Auto

Kina inaguron trenin e parë me shpejtësi të lartë nën ujë!

Published

on

Kina ka ndëruar së fundmi një linjë treni me shpejtësi të lartë 277 kilometra përgjatë bregdetit juglindor, që lidh qytetet Zhangzhou, Xiamen dhe Fuzhou, që të tre në provincën Fujian. Shpejtësia maksimale e trenave përgjatë kësaj rruge është 350 kilometra në orë.

Treni i parë në këtë linjë bëri rrugën e parë më 28 shtator, duke u nisur nga Fuzhou, kryeqyteti i provincës, në orën 9:15 me orën lokale. Hekurudha e re aktualisht ka 84 ura dhe 29 tunele, plus 20 km rrugë që kalon mbi det, duke e bërë atë trenin e parë me shpejtësi kaq të lartë, mbi ujë në vend.

Hekurudha e Kinës ka bërë të ditur se për të ndërtuar seksionet e hekurudhës mbi ujë, përdori robotë inteligjentë dhe çelik miqësor ndaj mjedisit, rezistent ndaj korrozionit. Linja e re është vetëm një nga shumë projekte infrastrukturore të mbrojtura nga qeveria kineze në vitin 2016.

Media shtetërore Xinhua vëren se transporti tokësor në provincën Fujian ka qenë sfidues për shkak të terrenit malor. Provinca Fujian është gjithashtu me një rëndësi të veçantë, pasi është pjesa më e afërt e Kinës kontinentale me ishullin vetëqeverisës të Tajvanit.

NA NDIQ NË FACEBOOK