Connect with us

Shëndetësi

Katër gjendje të rënda që mund të shoqërohen me ndryshime në buzë

Publikuar

më

Buzët mund të jenë një tregues i shëndetit tuaj, ndaj është shumë e rëndësishme t’i monitoroni ndryshimet në buzë. Disa prej tyre mund të jenë të padëmshme, por është mirë të bëni një kontroll parandalues.

Sipas dentistit amerikan, Bernard J. Hennessy, buzët kalojnë shumë ndryshime gjatë jetës. Gjithashtu, buzët e thata zakonisht ndodhin me temperatura më të ulëta, ndaj nuk është keq të keni në dorë një balsam ushqyes, por mund të tregojnë edhe gjendje të rënda.

HIV

Një ulcerë në pjesën e brendshme të buzës që nuk largohet mund të tregojë se jeni të infektuar me HIV – transmeton The Sun. Dihet se sulmon sistemin imunitar të trupit dhe mund të çojë në AIDS. Fatkeqësisht, për HIV-in nuk ka kurë, por ka barna që mundësojnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme, por vetëm nëse zbulohet në kohë.

Dentisti tjetër, Dr Jon Heëitt, pohon se lezionet orale gjenden në gojën e 70 deri në 90 për qind të pacientëve me HIV pozitiv. Kjo është për shkak se një person me HIV të patrajtuar do të ketë një sistem imunitar të dobësuar. Simptoma të tjera që shfaqen në gojë përfshijnë infeksionet mykotike, sëmundjen nekrotizuese të mishit të dhëmbëve dhe një gjendje të quajtur sarkoma Kaposi.

(Foto: The Sun)

Pneumonia

Buzët e çara te njerëzit zakonisht nuk janë shkak për shqetësim, por në disa raste buzët e çara mund të tregojnë pneumoni. Ky është një infeksion i rrezikshëm që shkakton inflamacion të mushkërive dhe zakonisht duket si grip.

Simptomat te fëmijët dhe të rriturit mund të ndryshojnë ndjeshëm, ndërsa – sipas NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli), gjendja zakonisht fillon me temperaturë të ngritur, ethe, kollë, probleme me frymëmarrjen dhe oreks të dobët. Më vonë, mund të çojë në dehidrim, i cili më së shpeshti shihet në buzët e plasaritura.

Kanceri

Një njollë në buzë që nuk largohet mund të tregojë kancerin e buzës, i cili zakonisht shfaqet në buzën e poshtme. Mund të shkaktohet edhe nga pirja e duhanit ose ekspozimi i tepërt ndaj dritës së diellit. Klinika Mayo njofton se ky kancer është më i lehtë për t’u trajtuar në krahasim me të tjerët.

Sindroma e zorrës së irrituar

Nëse lëkura në skajet e buzëve plasaritet, kjo mund të tregojë sindromën e zorrës së irrituar (ose shkurt IBS). Kjo gjendje shkakton njolla të thata dhe të kuqe në skajet e buzëve. Megjithatë, ndryshime të ngjashme mund të shfaqen edhe te njerëzit me mungesë të vitaminës B2. Shenja të tjera të zakonshme të IBS përfshijnë fryrjen, ngërçet dhe kapsllëkun. /Telegrafi/

The post Katër gjendje të rënda që mund të shoqërohen me ndryshime në buzë appeared first on Telegrafi.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme22 minutes ago

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë

Maqedoni1 hour ago

Bërvenica para kutive të votimit: Shqiptarët me 3 kandidatë, 6 emra në garë për kryetar!

Shqipëri2 hours ago

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”- Berisha drejton protestën nga selia, thirrje për nesër: Të solidarizohemi me studentët

Lajme2 hours ago

Haqim Ramadani me apel: Të mos keqpërdoret emri im!

Lajme2 hours ago

Drejt Strasburgut: Dr. Betim Jahja nominohet për përfaqësues të vendit në Këshillin Evropian të Gjyqtarëve

Maqedoni3 hours ago

Strumica më e ngrohta, Popova Shapka në të ftohtë ekstrem – ja sa shënuan termometrat në Maqedoni!

Maqedoni3 hours ago

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

Bota3 hours ago

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Dy interkonektorët e gazit do të rrisin rëndësinë gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut

Lajme4 hours ago

Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar

Maqedoni4 hours ago

Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!

Shqipëri5 hours ago

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

NA NDIQ NË FACEBOOK