Connect with us

Lajme

Kasami: Sulmi në Veri të Kosovës terrorist dhe sulm ndaj paqes në Ballkan

Publikuar

më

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami e ka quajtur sulm ndaj paqes së të gjithë ballkanit sulmin ndaj pjestarëve të policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm në veri.

Si kryetar i Lëvizjes BESA, dhe i gjithë subjekti të cilin e përfaqësoj, Kasami tha se është plotësisht në mbështetje të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Sulmi në Zveçan të Kosovës dëshmon se Serbia nuk heqë dorë nga terrorizmi, masakrat dhe sëmundja e saj pushtuese, të cilat Vuçiq i ka trashëguar nga Millosheviqi dhe i zbaton në mënyrë të njëjtë sikur paraardhësi i tij, përmes kriminelëve të cilët financohen dhe mbështeten nga vetë shteti serb.

I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar që urgjentisht të marr masa, ti bëj presion presidentit serb që të respektojë dhe zbatojë të gjitha marrëveshjet për njohjen e Kosovës. Po ashtu kërkojmë që BE dhe SHBA të mbështesin Kosovën në të gjitha përpjekjes e saj për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin jo vetëm në territorin e Kosovës por edhe në të gjithë Ballkanin. Sepse sulmi i mëngjesit të sotëm dëshmon që Serbia dëshiron që në Kosovë dhe në Ballkan të ketë luftë, ndërsa kjo të fillojë me shqiptarët.

Si kryetar i Lëvizjes BESA dhe i gjithë subjekti të cilin e përfaqësoj, jemi plotësisht në mbështetje të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti. Jemi të gatshëm për çdo lloj mbështjetje.

Po ashtu, i shprehi ngushllime familjes së policit të vrarë dhe të gjithë popullit të Kosovës.
Nga ana tjetër kërkoj që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të heqë dorë nga projekti serb “Ballkani i Hapur” në të cilën iniciativë tashmë kanë mbetur vetëm Ali Ahmeti dhe Dimitar Kovaçevski.

Urojmë që ky veprim i Serbisë në territorin e Kosovës të jetë i fundit dhe shpresojmë që faktori ndërkombëtar të jetë në anën e Kosovës dhe të mbrojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan”.

Maqedoni37 minutes ago

Vetëm 62% e popullsisë e vaksinuar kundër fruthit, IShP paralajmëron rrezikun e epidemisë

Shqipëri1 hour ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme2 hours ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni3 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri4 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme5 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni6 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri7 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme8 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni8 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë8 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni8 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

NA NDIQ NË FACEBOOK