Connect with us

Maqedoni

Kasami në ceremoninë e varrimit të policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit!

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës dhe Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka qenë sot në varrimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku që mëngjesin e djeshëm u vra nga një sulm terrorist i ndërmarrë nga grupe të armatosura serbe.

Kasami përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ishte i pranishëm në këtë ceremoni për t’ia bërë nderimet e fundit, rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Në Samadrexhë të Vushtrrisë, për t’ia bërë nderimet e fundit heroit më të ri të Republikës së Kosovës, rreshterit e dëshmorit të atdheut, Afrim Bunjaku. Shprehëm ngushëllimet tona për familjen e të ndjerit, njëherit përsëritëm mbështetjen tonë të parezervë ndaj institucioneve të Kosovës në përpjekjet për të garantuar integritetin dhe sovranitetin territorial. Shqiptarët duhet të jenë bashkë kundër terrorizmit sërb!
Ngushëllime familjes! Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Kasami. (INA)