Bota
Kamioni përplaset me autobusin, humbin jetën 7 pasagjerë, plagosen 40 të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Indi, ku kanë humbur jetën 7 persona.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në autostradën Lucknow-Gorakhpur, ku një kamion mallrash është përplasur me një autobus me pasagjerë, 7 prej të cilëve humbën jetën dhe 40 të tjerë mbetën të plagosur.
Autobusi u përplas me kamionin që vinte nga ana e kundërt. Drejtuesi i një kamioni, i cili dyshohet se ka qenë me shpejtësi, nuk e ka vërejtur në kohë autobusin e ndaluar. Kamioni u përplas në pjesën e pasme të autobusit, i cili u rrëzua anash dhe shtypi udhëtarët që nuk kishin kohë të reagonin.





















