Ndryshe
“Kam gënjyer”/ Tha se kishte kancer për të mbledhur para, i riu i shpenzon të gjitha në poker

Një i ri i quajtur Rob Mercer ka rrëfyer se ka sajuar një histori sikur ishte i sëmurë me kancer të zorrës së trashë për të mbledhur para, në SHBA.
Qëllimi i Mercer ishte të merrte pjesë në turneun prestigjioz “World Series of Poker” në Las Vegas, por kostoja ishte një pengesë e madhe. Ai pretendoi se kishte kancer të zorrës së trashë në fazën 4 dhe krijoi një faqe GoFundMe për të mbledhur donacione për të financuar udhëtimin e tij në Las Vegas për turneun e pokerit.
Turneu u zhvillua nga 30 maji deri më 18 korrik të këtij viti dhe Mercer ishte në gjendje të shfrytëzonte vullnetin e donatorëve zemërmirë, duke mbledhur 30,000 deri në 50,000 dollarë, duke e tejkaluar shumë qëllimin e tij fillestar prej 10,000 dollarësh.
Këto para jo vetëm që i mundësuan të shkonte në Vegas, por i siguruan edhe luksin e qëndrimit në një suitë në hotelin e famshëm me pesë yje.
“Kam gënjyer sikur isha sëmurë me kancer. Unë nuk kam kancer të zorrës së trashë. Ajo që bëra ishte e gabuar. Nuk duhej t’u kisha thënë njerëzve se kam kancer të zorrës së trashë,” tha ai për Las Vegas Revieë-Journal.





















