Connect with us

Kosovë

Ish-nënkryetarja e Zveçanit e lavdëron terroristin e vrarë në Banjskë: Stefan ishe një djalë i mrekullueshëm

Publikuar

Ish-nënkryetarja e komunës së Zveçanit, Slaxhana Pantoviq i ka thurur lavde njërit prej terroristëve të vrarë në aksionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. “I dashur Stefan, ti ishe…

Ish-nënkryetarja e komunës së Zveçanit, Slaxhana Pantoviq i ka thurur lavde njërit prej terroristëve të vrarë në aksionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“I dashur Stefan, ti ishe një djalë i mrekullueshëm, një njeri i mirë, një fqinj i mirë. Ju u larguat nga bota shumë shpejt. Bashkëqytetarëve tuaj do t’ju mungojë buzëqeshja dhe mirësia juaj. U prehsh në paqe, engjëjt qofshin me ty. Gjithçka tjetër që do të shkruaja është e tepërt, sepse nuk ka fjalë ngushëllimi. Ngushëllime të sinqerta familjes Nedelkoviq”, shkroi Pantoviq në Facebook.

 

Kujtojmë se, Pantoviq ishte emëruar nënkryetare e Komunës së Zveçanit, komunë kjo që vazhdon të udhëhiqet nga Ilir Peci i PDK-së.

Por, disa ditë pas emërimit, ajo ishte shkarkuar.

Pantoviq thoshte se shkarkimi i saj ka ardhur pas takimit që ajo e kishte zhvilluar me Kurtin.

NA NDIQ NË FACEBOOK