Lajme
Hovenier deklarohet pas takimit me Kurtin

Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier ka qëndruar në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku është takuar me kryeministrin, Albin Kurti.
Ky takim është mbajtur pas zhvillimeve të fundit të veri të vendit, ku një polic është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur.
Hovenier para gazetarëve tha se nuk ka diçka më shumë sesa ato që ka thënë në deklaratën e lëshuar për media pak më herët ku dënoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe kërkoi që autorët të sillen para drejtësisë.

S’kemi për të thënë diçka më shumë se reagimet që i kemi lëshuar”, tha shkurt Hovenier














