Connect with us

Shqipëri

Homazhe në Tiranë për policin e vrarë/ Qytetarët ndezin qirinj në sheshin “Nënë Tereza” në përkujtim të Afrim Bunjakut

Published

on

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, qytetarë të shumë janë mbledhur për të ndezur qirinj në përkujtim të Afrim Bunjakut, rreshter i vrarë ditën e djeshme nga grupi terrorist serb në Zveçan.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Banjska të Zveçanit, ku në mënyrë tinzare, një patrullë e policisë së Kosovës, u godit nga terroristë serbë që ishin të strehuar në manastir.

Si pasojë e përplasjeve me armë zjarri, përvec, rreshterit të vrarë, mbetën të plagosur edhe dy efektivë të tjerë, të cilët për fat të mirë ditën e sotme kanë dalë nga spitali.r.t/abcnews.al