Sport
Goditja e orës së fundit, Joao Felix te Barcelona!

Joao Félix është tashmë më afër përmbushjes së ëndrrës së tij për të luajtur për Barcelonën. Klubi katalan ka arritur marrëveshjen me Atléticon për transferimin e tij në “Camp Nou”.
Portugezi nuk është paraqitur në stërvitje paraditen e kësaj të premteje “për arsye personale”, i vetëdijshëm se negociatat kishin avancuar gjatë orëve të fundit.
Felix pret thjesht zyrtarizimin e marrëveshjes, për t’i dhënë fund telenovelës së verës, ku ka pasur rolin e protagonistit kryesor.
Lexoni edhe:
- Lukaku entuziazmon tifozët verdhekuq: Me Mourinhon mund të bëj gjëra të bukura
- Dëshira nuk mjafton, Partizani eliminohet nga Astana, kalimi në grupet e Conference League mbetet ëndërr
- VIDEO/ Ballkani në histori, për të dytin vit radhazi në grupet e Conference League
Portugezi refuzoi ofertën e Aston Villas, pasi dëshironte me çdo kusht të luante në Champions League.
Felix rrezikoi gjithçka me qëndrimi e tij të palëkundur, porn ë fund iu plotësua dëshira për të veshur fanellën “blaugrana”, falë edhe mbështetjes së Joan Laportas dhe marrëdhënies së tij të ngushtë me menaxherin Jorge Mendes.
The post Goditja e orës së fundit, Joao Felix te Barcelona! appeared first on SuperSport.






















